Stefanovic: Gati të flasim për ndarjen e Kosovës

Apr 23, 2011 | 10:24

PRISHTINE- Ekipi negociator serb nuk terhiqet nga mundësia që të bisedohet për ndarjen e Kosovës. Deklarata eshte bere nga Borko Stefanovic, shef  i ekipit serb në bisedimet për Kosovën në një bisedë për gazetën “Blic”.
“Ne jemi të lirë të flasim për çdo gjë dhe nga unë kurrë nuk keni për të dëgjuar:  Jo, kjo është absolutisht e pamundur dhe për këtë nuk mund të flitet.  Mendoj se pala tjetër duhet ta përshtatë qasjen e vet për kërkesat rreth zgjidhjes e jo vetëm të kërkojë konfirmimin rreth të të ashtuquajturës pavarësi tyre, sepse këtë kurrë nuk do ta ketë”- ka thene ai.
Në vërejtjen se kjo do të thotë se është e pamundur të mos preket çështja e statutit të Kosovës, Steafnovic ka thënë :  “Mendoj se çështja e statusit është në çdo temë që bisedohet. Tani per tani të dy palët respektojnë pikëpamjet e veta për statusin, por problemi lind kur njëra palë, më së shumti ajo e Prishtinës, insiston që ne të japim konfirmimin tonë për statusin tyre. Puna jonë në këtë proces nuk është që përmes zgjidhjes të murosim të ashtuquajturën pavarësi të tyre, por të zgjidhim probleme konkrete sipas parimeve dhe standardeve”.
Në pyetjen se sa mund të zgjasin bisedimet, Stefanovic ka thënë se nuk është reale që ato të zgjasin shumë pasi që edhe ne, edhe Kosoova e e dhe BE jemi përcaktuar që sa më shpejt t’i zgjidhim problemet.

© Panorama.al

Te lidhura