VLERAT E REJA/ Mesfushori i Flamurtarit humbet 350 mijë euro, largohet më i vlerësuari i Abissnet Superiore (LISTA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 15:03

VLERAT E REJA/ Mesfushori i Flamurtarit humbet 350 mijë euro, largohet më i vlerësuari i Abissnet Superiore (LISTA)

“Transfermarkt” përditësoi sot vlerat e lojtarëve që mbyllën sezonin në Abissnet Superiore. 11 futbollistë pësuan rritje me 150 mijë euro apo më tepër në treg.

flamurtari

Maksuti tashmë vlen 700 mijë euro nga 300 mijë që ishte më parë. Kasalla ndërkohë kapi shifrën e 450 mijë eurove. Interesante është rritja e Ibrahima Diallo, që nga 200 mijë euro tashmë është në vlerën e 450 mijë euro.

Të tjerët, edhe pse kanë rritje, vlerësohen 250 mijë euro apo më pak. Sa i përket lojtarëve që pësuan ulje me 150 mijë euro apo më shumë, janë shtatë në total.

Mbe i Flamurtarit nga 700 mijë euro tashmë vlen 350 mijë euro. Skuadrone ndërkohë vetëm 250 mijë euro. Ulje të konsiderueshme pësuan edhe Fredi Alvarez, Bernard Berisha, Sherif Kallaku, Arbenit Xhemajli dhe Robert Muriç.

Duke qenë se Maksuti dhe Kasalla u larguan, tashmë bëhet fjalë për 11 lojtarë më të vlerësuar. Shifra e tyre është nga Fernando me 600 mijë euro deri te Diallo, Janaçek, Xhemajli dhe Hjumen me 450 mijë euro. Pjesë e listës janë edhe Kallaku, Bregu, Albanese, Dajsinani, Mysloviç dhe Alvarez.

RRITJET MË TË MËDHA (-150 mijë)

WhatsApp Image 2026-06-09 at 14.15.22

HUMBJET MË TË MËDHA (+150 mijë)

WhatsApp Image 2026-06-09 at 14.16.03 (1)

LOJTARËT MË TË VLERËSUAR

Screenshot 2026-06-09 145829

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL