Ndodh për herë të parë në Superiore, te ndeshja Bylis-Tirana ka vetëm…
Bylis dhe Tirana nisën sot rrugëtimin e edicionit të ri. Në sezonin 2025/26 nuk ka limit për lojtarët e huaj që lejohen, kështu sot është vendosur rekord.

Si titullarë nga të dyja skuadrat, kanë zbritur plot 15 lojtarë të huaj. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë.
Vetëm shtatë prej tyre janë me origjinë nga Shqipëria. Kjo tregon edhe ndikimin e rregullit të ri.
Titullarët nga Shqipëria: Abazaj, Marku, Përgjoni, Përndreca, Tafas, Haxhiu, Lleshi
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Emanuel, Bruno, Abazaj, Përgjoni, Marku, Përndreca, Kamara, Malomo, Ualison, Mustafa, Peralta
Trajner: Mirel Josa.
TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Valerianos, Soler, De Freitas, Haxhiu, Patsatsia, Tabekou, Ernest
Trajner: Vangjel Mile
PANORAMASPORT.AL













