VIDEO/ Nis me protesta dhe mbyllet me gola në fund e përqafime, Pogradeci eliminon Kastriotin në “play off” të Kategorisë së Parë
Pogradeci ka fituar sfidën gjysmëfinale ndaj Kastriotit në “play off” të Kategorisë së Parë. Goli i Grecës dhe dopieta e Pius vulosën fatin e takimit.

Greca zhbllokoi takimin në minutën e 13-të. Protestat nuk munguan nga ana e Kastriotit, duke e konsideruar pozicion jashtë loje.
Kastrioti u shpërbë në minutat e fundit. Kështu ishte Pius që përfitoi nga ekipi i Emiljano Çelës, duke shënuar dy gola. Dhe pse i mjaftonte barazimi, Pogradeci tregoi forcën në shtëpi. Tashmë po mendohet për finalen ndaj Besës, që do të luhet në “Elbasan Arena” më 11 maj ora 17:00.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
POGRADECI 3-0 KASTRIOTI
13′ Greca, 89′, 90+1′ Pius
Goli i Grecës: (VIDEO)
Goli i parë i Pius: (VIDEO)
Goli i dytë i Pius: (VIDEO)
KLIKO PËR NDESHJEN ILIRIA-BESA: (KËTU)
FORMACIONET ZYRTARE
POGRADECI: Staniç; Toshevski, Greca, Lesai, Ogunleje, Lila, Samake, Kasmollari, Danladi, Preknicaj, Shanaj
Trajner: Emiljano Çela
KASTRIOTI: Puja; Kacbufi, Hoxha, Moses, Idris, Xhixho, Meçja, Hasa, Oliver, Meça, Boçi
Trajner: Shkëlzen Rustami
PANORAMASPORT.AL













