VIDEO/ Besa surprizon Ilirinë, fiton pastër në transfertën e “play off” dhe ëndërron Superioren
Besa ka shtangur Ilirinë në gjysmëfinalen e “play off” të Kategorisë së Parë. Ekipi i Gugash Maganit fitoi me rezultatin 0-2 në stadiumin “Redi Maloku”.

Kavajasve u bënte punë vetëm fitorja në transfertë. Dhe golat e Kordeiros e Çinuendu në 10 minutat e minutat e para, vulosën fatin e gjithë takimit kundër ekipit të Tatanxhelos.
Besa tashmë e kalon fokusin te data 11 maj. Aty ku prej orës 17:00 do të jetë përballë Pogradecit në “Elbasan Arena”. Të dyja ekipet synojnë që të luajnë finalen me vendin e tetë të Abissnet Superiore.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ILIRIA 0-2 BESA
8′ Kordeiro, 10′ Çinuendu
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet ndeshja, Iliria 0-2 Besa.
53′ Pretendime për penallti tek Iliria. Gjyqtari kryesor nuk ndan të njëjtin mendim. (VIDEO)
45+5′ Mbyllet pjesa e parë, Iliria 0-2 Besa.
10′ GOOOL! Iliria 0-2 Besa/ Shtangen vendësit, Çinuendu dyfishon shifrat. (VIDEO)
8′ GOOOL! Iliria 0-1 Besa/ Miqtë gjejnë avantazhin me Kordeiron. (VIDEO)
1′ Rasti i parë regjistrohet për Besën. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
KLIKO PËR NDESHJEN POGRADECI-KASTRIOTI: (KËTU)
FORMACIONET ZYRTARE
ILIRIA: Xhika; Kallaku, A. Selmani, Stafa, Mavanga, S. Selmani, Markoçi, Osma, Jakubu, Diarasuba, Rodrigez
Trajner: Matias Tatanxhelo
BESA: Abdullahu; Daja, Ajivi, Kapo, Çinuendu, Migone, Abdullai, Danaj, Spahiu, Kordeiro, Bianor
Trajner: Gugash Magani
PANORAMASPORT.AL













