Kategoria e Dytë, Grupi B/ Devolli i Stavri Nicës shpallet kampion, ja rezultatet e javës së fundit
U luajtën sot 5 sfidat e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Dytë. Devolli i Stavri Nicës është zyrtarisht kampion i Grupit B. Skuadra nga qyteti i Bilishtit mposhti me rezultatin 4-1 Tepelenën, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me diferencë prej vetëm 1 pikë nga vendi i dytë i Shkumbinit.

Ishte sulmuesi Xaka që në minutën e 8-të hapi serinë e golave, duke çuar peshë zemrat e tifozëve devollinj të cilët ishin të shumtë në shkallët e stadiumit. Për golin e sigurisë mendoi mesfushori Avdillari, ndërkohë që vëllezërit Mario dhe Dario Kame vulosën përballjen ndaj Tepelenës. Ndërkohë për miqtë golin e nderit e shënoi Shehu.
Ndërkohë në sfidat e tjera, Naftëtari mposhti Memaliajn me rezultatin 3-2. Albpetroli fitoi me përmbysje ndaj Delvinës. Dy përballjet e tjera, ato mes Këlcyrës dhe Gramozit si dhe Maliqi-Skrapari përfunduan në barazim 2-2.
REZULTATET:
Devolli-Tepelena 4-1
Delvina-Albpetroli 1-2
Klëcyra-Gramozi 2-2
Naftëtari-Memaliaj 3-2
Maliqi-Skrapari 2-2
Shkumbini-Termi 3-0 (në tavolinë)
DJE:
Përmeti-Butrinti 1-1













