Italia rrezikon pjesëmarrjen në Botëror, por Gatuzo vë bastin e karrierës: Nëse nuk kualifikohemi do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2025 | 22:22

Italia rrezikon pjesëmarrjen në Botëror, por Gatuzo vë bastin e karrierës: Nëse nuk kualifikohemi do të…

Italia fitoi dje me rezultatin 3 me 0 përballë Izraelit. Kështu u sigurua vendi i dytë, që të dërgon në fazën “play-off”. Vetëm një mrekulli e kualifikon direkt Italinë në Botëror, pasi do të duhej ndalesa e Norvegjisë ndaj Estonisë.

gatuzo

Megjithatë, “axurrët” janë besimplotë që do të rikthehen në Botëror përmes “play-off”. Vetë trajneri Gatuzo shfaqet i sigurt për këtë gjë.

“Nëse nuk kualifikohemi për Kupën e Botës, do të shkoj të jetoj diku larg Italisë”, u shpreh Gatuzo pas ndeshjes me Izraelin. Duke qenë se numëron vetëm fitore në katër ndeshjet e tij, duket se ka fituar besimin tek ekipi.

Për Italinë do të ishte dështimi më i madh, nëse nuk kualifikohen në Botëror. “Axurrët” as nuk duan ta mendojnë këtë skenar.

PANORAMASPORT.AL