Fitorja e Laçit në Fushë-Krujë, trajneri i kurbinasve: Nuk do të vija nga Italia nëse…
Stefano Senigaljezi ka folur pas ndeshjes që Laçi fitoi ndaj Ilirisë. Kurbinasit iu gëzuan rezultatin 1 me 2.

Trajneri i Laçit deklaroi:
“Gjëja e parë është të komplimentoj kundërshtarin, shumë të organizuar. Na kanë vendosur në vështirësi, ishte fitore e rëndësishme kundër një skuadre të fortë. Mendoj që janë politikat e shoqërisë, më jep kënaqësi sepse punohet mirë me të rinj dhe kanë të ardhme të mrekullueshme, qoftë në Shqipëri dhe jashtë.
Të rinjtë? Mendoj se është e mirë për futbollin. Në të gjitha vendet në këtë moment krize është e rëndësishme të japësh hapësirë për të rinjtë. Sidomos në Shqipëri, zona e Tiranës dhe Laçit ku operojmë. Për mua ka kaluar një vit. Kategoria inferiore bën pak diferencë, por zgjedhja e shoqërisë është e saktë. Do të shërbejë si provë, për djemtë që për mua kanë të ardhme të shkëlqyer.
Nuk e njoh akoma mirë nivelin e kampionatit, por besoj se shoqëria ka shumë më eksperiencë dhe njohje se unë. Nëse kanë bërë këtë skuadër, kanë besim dhe unë duhet të kem. Përndryshe nuk do të vija nga Italia këtu, me gjithë respektin për këtë vend të mrekullueshëm që keni.
Forca e kundërshtarit, shumë lojtarë nuk i kemi pasur në kushtet perfekte për të luftuar një kundërshtar të tillë, prandaj ishte e vështirë. Ka gjëra të mira për të buzëqeshur, por ka shumë gjëra për të menduar dhe rikuperuar”, u shpreh trajneri i Laçit për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













