EKSKLUZIVE/ Ndizet derbi! I fundit për këtë sezon, zbuloni sa bileta janë shitur nga tifozët e Tiranës dhe Partizanit
Derbi i fundit për këtë sezon është rezervuar për sot, pikërisht më 25 prill, prej orës 19:00. Tirana është klubi që pret Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

“Panorama Sport” mëson se rreth 9 orë para derbit të kryeqytetit, janë shitur më pak se 4000 bileta. Për shkak se ndeshja është me shumë rëndësi për të dyja skuadrat, interesi pritet të shtohet në vazhdim. Koha është po ashtu në favor të bardhebluve si organizatorë, ndërsa gjasat janë që ky të jetë derbi me më tepër tifozë për këtë sezon.
Sfida vlen për javën 33 në Abissnet Superiore. Tirana kërkon pikë për të mbijetuar, ndërsa Partizanit i duhen për zonën Final Four.
Të kuqtë i kanë fituar dy takimet e kaluara me rezultatin e pastër 2-0. Bardheblutë ndërkohë mbajnë kujtimin e rezultatit 3 me 0, që u regjistrua para fitoreve të Partizanit.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













