Barazimi pa gola ndaj Tiranës, analiza e Josës: Duhet të ishim më në gadishmëri
Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, analizoi barazimin pa gola në shtëpi ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, tekniku kryeqytetas deklaroi:

“Goli nuk mund të vijë vetëm në pjesën ofensive. Duhet të ishim më në gadishmëri, sidomos në pjesën e dytë, dy lojtarët e qendrës së mesit të fushës. Në 10 minutat e fundit pati disa shenja lodhje, pati disa probleme. Duhet të ishim pak më të duruar.
Ne ishim me një vendosje 4-3-3, duhet të ishin më efikasës mesfushorët në zonën kundërshtare. Nuk kishte shoqërim kur vinin krosimet nga krahët e fundit. Këtë problem e kanë edhe skuadrat e mëdhaja. Sot ishte ndeshja e parë zyrtare, do të shikojmë si do të përmbushim kërkesat tona për sulmues të parë.
Kishim epërsi numerike nga krahët. Kjo erdhi nga sulmet e shpejta, të Kamarasë. Gjendja e mirë e Përndrecës në mbrojtje na ndihmoi. Shoqëronte shumë mirë Peraltën. Në pasin e fundit kishim probleme. Mund të dilnim në disa raste në pozicion golin. E goditëm portën me Abazajn, por smund të bëhen të gjitha rastet gola. Duhet të jemi më kërkues në ditët në vazhdim”, u shpreh Josa.
PANORAMASPORT.AL













