SPAK lëshoi 24 masa arresti për zyrtarët e Universitetit Bujqësor, flet për herë të parë Rektori: Nuk komentojmë vendimet e drejtësisë, pse zgjodha të flas në grupin e PS

Feb 26, 2025 | 9:10

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranë, Fatbardh Sallaku ka folur për herë të parë në lidhje me 24 masat e arrestit të lëshuar nga SPAK për zyrtarë të këtij institucioni arsimor, që dyshohet se kanë abuzuar me tendera.

Po ashtu, Sallaku sqaroi edhe arsyen pse zgjodhi që të flasë në grupin parlamentar të PS dhe jo në një konferencë, pasi siç tha ai, këtë e bëri që mesazhi të përcillet ashtu sic duhet.

Ai tha se nuk komenton vendimet e drejtësisë, por theksoi se “Ne besojmë që do ketë një proces të ndershëm, por ajo që unë vesoj është që shumica e pedagogëve i përkasin njerëzve të ndershëm”.

Rektori Fatbardh Sallaku: Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisëse, nuk është e rastësishme mund të zgjidhja edhe konferencë shtypi, por nuk dua të shkëputet asgjë nga konteksti, mesazhi duhet të jetë i qartë. E kam detyrim për stafin, studentët, prindërit dhe për cdo partner që operon në fushën e arsimit.

Dje edhe unë e kam marrë vesh nga media, kam mbledhur stafin ku kemi sqaruar situatën dhe që në krye të radhës dua të konfirmoj faktin që nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë, absolutisht. Ne besojmë që do ketë një proces të ndershëm, por ajo që unë vesoj është që shumica e pedagogëve i përkasin njerëzve të ndershëm. Asnjë proces nuk e zhbën realitetin. Çdo koleg që është pjesë e masave të ndryshme që janë marrë dje, duke filluar nga dje ka filluar betejën për të pastruar veten e vet dhe uroj që cdo njeri nga ato të demonstrojë dhe faktojë me fakte që kanë vepruar me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin.

© Panorama.al

Te lidhura