Sondazhi i Notos për Tiranën/ “Edhe qenit të rrugës ja jap votën, por jo Ramës”- Lubonja: Mbi 50% nuk kanë besim te Manastirliu, Binaj dhe Qori! Populli nuk di ç’kërkon

Oct 28, 2025 | 22:27

Analisti Fatos Lubonja komentoi sondazhin e Antonio Notos mbrëmjen e sotme në Log.

fatos lubonja

News24 për bashkinë e Tiranës, ku u mat pëlqyeshmëria mes kandidatëve, Ogerta Manastirliu, Florjan Binaj dhe Arlind Qori.

Lubonja sheh një anomali, pasi të sonduarit mbi 50% nuk kanë asnjë besim as te Manastirliu, Binaj dhe Qori.

Fatos Lubonja: Ajo që më tërheq vëmendjen ,numri i madh i atyre që thonë nuk kamë besim, po ky numër del te Binaj. Më duk pak si vërtet thënëse, sepse 51% nuk kanë besim do të thotë që kërkojnë diçka tjetër. Më shqetëson kur del një i tretë kundër tyre shtohet numri i atyre që nuk kanë besim dhe te ai. 60 e ca e kishte Arlind Qori. Më duket anomali. Më duket se ky popull nuk ka besim tek këta por nuk kërkon besim diku tjetër.

Ç’janë këta njerëz. Ku e njeh ti Arlind Qorin që thua nuk kam besim. Nëse nuk kam besim do të thotë unë të kam provuar, e kam provuar PD dhe PS dhe nuk kam besim. Ndërsa për këtë është pak problem. Unë skam qenë asnjëherë me Berishë. Kam qenë i majtë. Kundër Ramës se nuk është i majtë. Jam për demokracinë. Këtu nuk ka të majtë dhe të djathtë. Bashkohem me çdo opozitë që kërkon rotacion. Edhe qenit të rrugës kam thënë ja jap votën dhe jo Edi Ramës. Jam me çdo opozitë që kërkon rotacion, për ideologji time, mendoj se meqë ka dy parti të djathta, Shqipëria ka nevojë për një parti që përfaqëson shtresat e dobëta.  

© Panorama.al

Te lidhura