Aktivisti Ilir Xhemalaj kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama nga protesta e 46-të, për mos mbajtjen qëndrim ndaj deklaratve gjenocidale të ministres serbe Snezhana Paunoviç.
Xhemalaj deklaroi gjithashtu se qeveria u detyrua të bëjë hapa pas dhe të pranojë disa kërkesave të protestës.
Ilir Xhemalaj: Ka 48 orë që një ministre serbe që quhet Snezhana ka deklaruar se do bënte spastrim eetnik mbi shqiptarët. I kërkoj qeverisë dhe Ramës që nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka mbajtur qëndrim ndaj kësaj zonje. Duhet ta shpallë non grata. Ky shesh e ka shpallur non grata Snezhana Paunovic, Ramën dhe Vuçiçin. Në Bruksel tha se do anulojë ligjin për investitorët strategjikë, për zonat e mbrojtura. Ne duam dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nuk mund të fshihet më. Është një lider që nuk ka përfaqësinë e popullit të vet. Duhet të rikujtoj, përveç 20 djemve që arrestuan ditën e parë sot ndodhet në burg edhe një prej nesh që e arrestuan duke pirë kafe te Tajvani.
© Panorama.al












