“Dua Lipa u shpreh haptas pro Revolucionit të Flamingove”- Aktivistja Luçiana Kokaj: E presim në shesh! Protesta ka arritur disa fitore, Marta Kos detyroi qeverinë të pranojë kërkesat tona

Jul 15, 2026 | 20:03

Aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi në nisje të protestës së 46-të se Marta Kos, komisionerja e zgjerimit në BE, ka detyruar qeverinë të pranojë disa prej kërkesave të protestës.

luciana kokaj

Sakaq, falenderoi Dua Lipën për mbështetjen e hapur ndaj protestës, teksa e ftoi të bashkohet në shesh me protestën.

Luçiana Kokaj: Sot është dita e 46-të, janë bërë aq shumë sa kemi harruar dhe numrin, do jetë aq sa do jetë e nevojshme në fitoren e tonë. Deri në dorëheqjen e kësaj qeverie që ka marrë peng Shqipërinë ne nuk do heshtim. Rama në burg Berisha në burg. Që ne nuk jemi vetëm e kemi parë çdo ditë. Bijtë e Shqipërisë në çdo cep të botës janë me. Dua të falënderoj një nga bijat tona që është shprehur haptaz pro revolucionit të flamingove, faleminderit Dua Lipa dhe të presim në shesh që të bëhesh pjesë e protestës. Protesta ka arritur shumë qëllime, Marta Kos u detyrua të vejë detyrim qeverisë pranimin e disa prej kërkesave tona, fitore e madhe për ne. Mos u trembni kur ju thonë jeni pak. Ja jemi dalë dhe çdo ditë do ja dalim më shumë. Anulimi i ligjit do jetë fitorja e parë por lufta mbaron kur këto të shporren

© Panorama.al

Te lidhura