Në protestën e 46-të radhazi në Tiranë, një qytetar ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Sali Berisha, që sipas tij kanë mbajtur peng vendin për vite me radhë, dhe t’i hapin rrugë brezit të ri.
“Berisha ka marrë peng PD-në. Rama ia mori partinë Fatos Nanos, ia morën për interesa personale. Ilir Meta, që është në burg… Këta janë të gjithë për burg. I kanë vënë shkelmin në fyt popullit për 36 vite dhe tashmë populli është ngritur”, tha ai.
Sipas tij, skandalet e qeverisë janë të mëdha dhe Rama duhet t’ia japë mundësinë rinisë, të japë dorëheqjen.
“Dorëheqja jepet edhe për skandale të vogla, për moral. Skandalet këtu nuk janë të vogla. 80% e qeverisë është për burg, i dimë dosjet, janë të kapura. Këtu ka tre shtete. Këtu ka 1001 arsye për të protestuar. Rama të japë dorëheqjen, ai tjetri të lërë PD-në, t’ia lënë radhën rinisë”, u shpreh ai për News 24.
Protestuesi: Berisha ka marrë peng PD-në. Rama ia mori partinë Fatos Nanos, ia morën për interesa personale. Ilir Meta, që është në burg, mendoj se nuk veproi drejtësia, por dikush tjetër ka dhënë një urdhër, sepse politikanët shqiptarë jo vetëm popullin që po e shkelin me këmbë, por kanë urdhëruar edhe vepra të tjera penale. Kanë urdhëruar vrasje. Dhe ndoshta prandaj është në burg. Këta janë të gjithë për burg. I kanë vënë shkelmin në fyt popullit për 36 vite dhe tashmë populli është ngritur.
Është ngritur brezi më i mirë i Shqipërisë. Unë jam 60 vjeç dhe jam ngritur për të mbështetur këtë brez, sepse ata janë vajzat, mbesat tona, djemtë, nipërit tanë, që ne nuk duhet t’i lëmë vetëm, por t’i mbështesim për një Shqipëri të re, ku të jemi të barabartë. Mendoj se kjo rini do t’ia ndryshojë fytyrën Shqipërisë.
Problemet janë të gjithanshme. Unë u bëra sakat nga kjo mizëri shqiptare që në moshën 6-vjeçare. Kam shkuar të bëj KEMP dhe më kanë thënë që duhet të kesh dy duart e thyera, ose një dorë dhe një këmbë, ose të jesh pa sy, që të të japim një asistencë 100 mijë lekë.
Shkoj kërkoj punë, më thonë: “Ik, se je me një dorë”. Ku ta gjej të drejtën unë? Këta po na shkelin me këmbë. E bëjnë drejtimin e shtetit me patronazhistë, me njerëz të paguar me lekë. Thotë: “Kam votat e popullit”, por populli ka dalë në shesh. Ai t’ia japë mundësinë rinisë, të japë dorëheqjen. Dorëheqja jepet edhe për skandale të vogla, për moral.
Skandalet këtu nuk janë të vogla. 80% e qeverisë është për burg, i dimë dosjet, janë të kapura. Këtu ka tre shtete. Këtu ka 1001 arsye për të protestuar. Rama të japë dorëheqjen, ai tjetri të lërë PD-në, t’ia lënë radhën rinisë. Janë të zhytur në korrupsion dhe nga dorëheqja u cenohet pasuria. Në politikë e kanë të zezë historinë dhe emrin.
© Panorama.al











