“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”- Ilir Xhemalaj: Mbreti ka dalë lakuriq! Të largohet sa më parë, nuk kënaqemi me një kockë

Jul 15, 2026 | 19:13

Aktivisti Ilir Xhemalaj foli për mikfronin e News24 në nisje të protestës së 46-të.

xhemalaj

Xhemalaj tha se protesta do vijojë deri në rrëzimin e qeverisë Rama, teksa ajo e ka detyruar kryeministrin të bëjë hapa prapa.

Ai shton se qëllimi është largimi i Ramës.

Ilir Xhemalaj: Deri në rrëzimin e Ramës. Protesta do vazhdojë çdo ditë e më fortë. Njerëzit janë përgjigjur me masivitet. Qeveria të bëj mirë llogaritë të japë sa më parë dorëheqjen. Mbreti ka dalë lakuriq. Meritë e protestës. Qeveria është dorëzuar. Po tenton të bëjë disa rregullime. Janë thjeshtë makiazh. Nuk kënaqemi me një kockë. Edi Rama të largohet. Nuk është më përfaqësuesi i këtij populli, përfaqësuesi është kjo protestë ai shesh. Ai shesh e ka detyruar Ramën të bëj hapa prapa.

© Panorama.al

Te lidhura