Një protestues u shpreh në nisje të protestës së 46-të se kryeministri Edi Rama e ka kthyer qeverinë dhe parlamentin në një harem personal.
Ai shtoi se Rama po vepron si sulltan Sulejmani i Madhërishëm, ndërsa tha se protesta ka tundur Parlamentin Europian dhe i ka treguar botës se e duam lirinë.
Protestuesi: Sonte falënderoj rinjtë dhe të rejat që na hoqën frikën ne pensionistëve. E dyta kryeministri duhet të kesh dy bythë e kishte fjalën për kryeministrin dhe deputetë e tij që shajnë dhe fyejnë protestuesit, sorra korba. Korbat marrin gjërat e ngordhur. Gjëja e ngordhur është Edi Rama dhe qeveria. Ka dy bythë, një atje ku e ka një para surratit. Paguaj 30 mijë lek ujë e dyta nuk kemi ilaçe. Jam pacient dialize. Po të nisësh me mungesat duhet të vesh duart në kokë. Nuk interesohet njeri fare, detyrohemi t’i blejmë jashtë shtetit. Kryeministri e ka kthyer qeverinë dhe parlamentin në harem. si sulltani Sulejmani i Madhërishëm, vjen një ditë aty bërtet opozitës, edhe ata njerëz. Me këtë qëndresë kanë tundur PE, i kemi treguar botës se e duam lirinë. Do e marrë vesh dhe kryeministri. Ti nuk ke mjekësi, arsim, siguri për jetën. Në telefonin tim nuk më lejojnë mesazhet kur dërgoj që them kjo qeveri po vjedh. Duan të shtypin gjithçka. Ta marrim përpara, revolucion. Nëse nuk binden me llafe, format janë të ndryshme për me u marrë.
© Panorama.al












