Edhe pse 38 vjeç, ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela vazhdon të ketë sukses në futbollin e luajtur. Futbollisti vlonjat është shpallur dje zyrtarisht kampion në ligën e 7-të gjermane me ekipin e tij Hanau, pas fitores 1-0 me SV Wolfgang.
Skela është ndër futbollistët më të dalluar të ekipit të tij pasi ka realizuar këtë sezon 17 gola duke qenë edhe shënuesi i dytë më mirë në ekip, pas Kahraman Damar i cili ka një shifër të ekzagjeruar, 40 gola.
Skuadra e Skelës ka grumbulluar 70 pikë, dhe sezonin tjetër ngjitet në Gruppenliga Frankfurt (kategoria e 6-të në futbollin gjerman).
© Panorama.al












