Vëmendje protestave masive që po zhvillohen prej mbi një muaji në Tiranë dhe mbështetjes së treguar nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i ka kushtuar edhe prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”.
Në artikull, media përmend faktin se protestat që nisën për resortin në Zvërnec janë shndërruar në një lëvizje kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes në këto vite.
“Prej disa kohësh, protestat janë drejtuar edhe kundër qeverisë shqiptare. Demonstruesit po denoncojnë korrupsionin në vend dhe po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Slogani i tyre: “Shqipëria nuk është në shitje”.”, thuhet në artikull.
Media ndalet edhe tek fakti që ka reaguar ylli me famë botërore, e cila shprehu shqetësimin në lidhje me ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ndërsa i cilësoi si frymëzuese reagimet e qytetarëve për këtë çështje.
“Tani, muzikantja Dua Lipa, prindërit e së cilës janë nga Kosova dhe Shqipëria, ka folur gjithashtu. Ajo e gjen zhvillimin “shqetësues”, tha ajo në podkastin “Service95 Book Club” në bisedë me shkencëtaren politike dhe filozofen Lea Ypi.
“E gjej shumë frymëzuese të shoh se sa shumë do të thotë kjo çështje për njerëzit”, tha Dua Lipa, duke iu referuar lëvizjes së protestës. Ekonomia e vendit duhet të zhvillohet “në një mënyrë që u sjell dobi njerëzve”.”, thuhet në artikull.
Artikulli i plotë:
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, dëshiron të ndërtojë një hotel luksoz në Shqipëri – pikërisht në mes të një rezervati natyror. Gruaja e tij, Ivanka Trump, është gjithashtu e përfshirë.
Kjo ka shkaktuar protesta masive, përfshirë edhe në kryeqytetin, Tiranë. Demonstratat filluan pasi gardhe ndërtimi të mbuluara me tela me gjemba dhe ekskavatorë u shfaqën papritur në një plazh në rezervatin natyror të Zvërnecit në fund të majit.
Prej disa kohësh, protestat janë drejtuar edhe kundër qeverisë shqiptare. Demonstruesit po denoncojnë korrupsionin në vend dhe po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Slogani i tyre: “Shqipëria nuk është në shitje”.
Tani, muzikantja Dua Lipa, prindërit e së cilës janë nga Kosova dhe Shqipëria, ka folur gjithashtu.
Ajo e gjen zhvillimin “shqetësues”, tha ajo në podkastin “Service95 Book Club” në bisedë me shkencëtaren politike dhe filozofen Lea Ypi.
“E gjej shumë frymëzuese të shoh se sa shumë do të thotë kjo çështje për njerëzit”, tha Dua Lipa, duke iu referuar lëvizjes së protestës. Ekonomia e vendit duhet të zhvillohet “në një mënyrë që u sjell dobi njerëzve”.
Plani përfshin gjithashtu transformimin e ishullit aktualisht të pabanuar të Sazanit, dikur një bazë ushtarake sekrete komuniste, në një vendpushim joshës.
Laguna Vjosë-Nartë në bregdetin jugor të Adriatikut është një zonë e rëndësishme pushimi për zogjtë shtegtarë dhe flamingot.
© Panorama.al













