Skandal pedofilie, shfrytëzonte vajzat 8-10 vjec

Apr 14, 2011 | 15:21

KORCË- Polica e Korcës ka zbuluar një skandal pedofilie ku viktima te shfrytezimit ishin dy vajza të vogla 8 dhe 10 vjecare. Ishte babai i vajzave ai qe i nxirrte te bijat ne ‘rruge’ per t’u shfrytezuar nga pedofilet.

Për skandalin në fjalë, policia lokale bën me dije se ka vënë në pranga katër persona, të akuzuar për shfrytëzimin e vogëlusheve, mes te cileve ne krye te atin.

Në operacionin e policisë, të koduar “Junior”, që nisi pas informacioneve dhe hetimeve paraprake janë ndaluar shtetasit; Pëllumb Mullaj, 52 vjeç nga qytetai i Korçës, babai i vajzave; Andrea Nameti, 62 vjeç, banues ne fshatin Mborje-Korçë, i denuar me pare per vepren penale “Marrdhenie seksuale me te mitur”, Skënder Korollari, 35 vjeç banues në fshatin Mborje-Korçe dhe Nevrus Kollani.

Sipas policise, shtetasi Pëllumb Mullai akuzohet se gjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 ka shfrytezuar për qëllime prostitucioni 2 vajzat e tij të mitura të moshës rreth 8 dhe 10 vjeç me inicialet I.P dhe M.P.

“Dy shtetasit e tjerë për të cilët është marrë masa e sigurisë “burg pa afat” Andrea Nameti dhe Skënder Korollari rëndon akuza e marrdhenieve seksuale ose homoseksuale me të mitur, dhe për të njëjtën vepër penale është marrë masa e sigurise “arrest shtëpie” për shtetasin Nevrus Kollani”- thuhet ne njoftimin e policise.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit e arrestuar kanë kryer marredhenie seksuale ne menyre sistematike përgjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 me dy vajzat e mitura kundrejt pagesave qe ata ia jepnin shtetasit Pellumb Mullaji.

© Panorama.al

Te lidhura