Policia e Dubait ka dhënë detaje për arrestimin e shqiptarit Denis Matoshi alias Eldi Dizdari si person i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës.
Mediat vendase citojnë policine e Dubait, sipas te ciles shqiptari Matoshi i kërkuar nga autoritetet italiane u arrestua në kudër të operacionit të koduar “Los Blancos”. Ai akuzohet për bashkëpunim kriminal dhe drejtim të bandës të trafikut të drogës në nivel ndërkombëtar.
Matoshi konsiderohet nga policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.
Duke zbuluar detajet e arrestimit, koloneli Saeed Al Qamzi, drejtori i Departamentit të Personave të Kërkuar në Policinë e Dubait, tha se ata e vendosën shqiptarin nën një vëzhgim të ngushtë për disa ditë, para se të merrnin Njoftimin e Kuq kundër tij.
“Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te përdoruesit e drogës,” shpjegoi koloneli i policisë së Dubait Al Qamzi.
Siaps policia atje, Matoshi do t’i dorëzohet autoriteteve italiane.
Veprimtaritë e paligjshme të bandës ishin hetuar që nga viti 2015 nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor Italian (SCIP) dhe Njësia e Skuadrës Fluturuese në Stacionin Kryesor të Policisë në Firence.
LEXO EDHE:
Shkatërrohet karteli shqiptar i drogës, dhjetëra arrestime dhe tonelata kokaine e sekuestruar
© Panorama.al











