Botërori 2026 do të shohë në pankina shumë trajnerë të njohur që do të drejtojnë ekipet përkatëse me qëllimin për t’i ngjitur në majën e botës.
Dhe dëshira për t’u kthyer atje e Brazilit ka bërë që të paguajë Karlo Ançelotin si askënd tjetër në këtë aktivitet.
Italiani rezulton të jetë trajneri më i paguar i turneut, me diferencë nga ndjekësit më të afërt. Brazili, për të bërë të mundur afrimin e teknikut të njohur italian, ka vendosur t’i paguajë atij 9,5 milionë euro në vit, duke siguruar një pjesë të madhe nga sponsorët që kanë bërë gjithçka për ta bindur të bëhet pjesë e projektit.
Pas krahëve të tij është Tomas Tuhel, i cili në drejtimin e Anglisë përfiton 5,9 milionë euro në vit. Podiumin e plotëson Julian Nagelsman, në drejtimin e Gjermanisë, i cili përfiton 4,9 milionë euro.
Më pas vijnë me radhë Roberto Martinez i Portugalisë dhe Fabio Kanavaro i Uzbekistanit, me 4 milionë euro në vit. Në vijim janë Didier Deshamp i Francës me 3,8 milionë euro, Marcelo Bielsa i Uruguait me 3,5 milionë euro dhe Ronald Kuman i Holandës me 3 milionë euro.
I çuditshëm është pozicionimi i Lionel Skalonit që shpalli Argjentinën kampione bote vetëm 4 vite më parë. Ai mban vendin e 10 me 2,3 milionë euro në vit, i kaluar edhe nga Gustavo Alfaro i Paraguait me 2,5 milionë euro në vit. /Panorama Sport/
© Panorama.al












