Operacioni ndërkombëtar “Los Blancos”/ Policia publikon emrat e shqiptarëve të arrestuar jashtë vendit

Sep 17, 2020 | 13:01

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e shqiptarëve që janë arrestuar jashtë vendit, në kudër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Los Blancos”.

Në një njoftim të dytë policia thotë se janë ekzekutuar masat e sigurisë arrest me burg për veprën  penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”

“Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit“, thuhet në njoftimin e policise.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

Lek  Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj,  38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

LEXO EDHE:

Policia publikon pamjet e operacionit “Los Blancos”/ Në Shqipëri u arrestuan 5 persona. U sekuestruan 4 ton kokainë. Kush e drejtonte bandën

Shkatërrohet karteli shqiptar i drogës, dhjetëra arrestime dhe tonelata kokaine e sekuestruar

Operacioni antidrogë/ Kush është shqiptari i arrestuar në Dubai, i përfshirë në ngjarje kriminale dhe bashkëshort i … (EMRI)

© Panorama.al

Te lidhura