Nottosondaggi ka sjell në News24 një panoramë të përkrahjes së shqiptarëve për punën e qeverisë së PS-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë? Të anketuarit deklarojnë në masën e 44% se puna e qeverisë këtë mandat ka qenë pozitiv.
Ndërkohë që 49 përqind e tyre janë të mendimit se rezultatet dhe puna qe qeverisë Rama ka qenë negative.
Nga votuesit e zgjedhjeve të 2021-shit evidentohet se elektorati që ka votuar pro PS-së deklarohen në masën 71% se qeveria ka bërë punë pozitive.
Ndërkohë që 26 % e votuesve socialist shprehën se qeveria ka bërë punë negative. 3 % nuk deklarohet, por thekson “nuk e di”.
Nga ana tjetër, votuesit demokrat në masën 94 % shprehën se puna e qeverisë vlerësohet negativisht këtë mandat. Ndërsa vetëm 5 % tyre është mendimit se qeveria ka punuar mirë, pra pozitivisht.
LEXO EDHE:
© Panorama.al











