Gara e 11 majit, dalin rezultatet e sondazhit të parë në News24! 37% e shqiptarëve jetojnë ‘më mirë’ se 4 vite më parë, 28 % jetojnë ‘më keq”! Si ndahen votat mes votuesve të PS dhe PD

Apr 14, 2025 | 21:18

Televizioni më i ndjekur informativ në Shqipëri, News24 publikon sot sondazhin e parë në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane, “NotoSondaggi”, e drejtuar nga Antonio Noto.

cilesia e jetes sondazhi

Kompania e njohur me një eksperiencë të madhe në fushën e sondazheve, e cila bashkëpunon me mediat lider ne Itali, sjell sot një analizë të perceptimit të votës për garën elektorale të 11 Majit.

Personat e anketuar janë pyetur për disa çështje të rëndësishme, që japin një panoramikë se ku është orientuar vota e tyre në garën elektorale të 11 Majit.

“NottoSondaggi” ka intervistuar qindra shqiptarë të cilët janë pyetur nëse në Shqipëri jetohet mirë në krahasim me katër vite më parë?!

Kampioni është marrë me votues që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 2021, ku një pjesë e tyre nuk ka fshehur preferencën politike.

Sipas jush, sot kundrejt 4 vitesh më pare në Shqipëri jetohet më mirë apo më keq-  Shqiptarët janë përgjigjur:

Rreth 37% e tyre mendojnë se jetohet “më mirë”.
Ndërkohë që 28 % janë përgjigjur që jetohet “më keq” se 4 vite më parë, kurse 33% theksojnë se jetojnë po “në të njëjtën mënyrë”.

Dy për qind e të anketuarve është përgjigjur me “nuk e di”.

sondazhi si jetohet ne shqiperi

PD dhe PS

Nga të anketuarit e “NottoSondaggi” mes votuesve të PS dhe PD, zbulohet se 58% e socialistëve janë përgjigjur se sot në Shqipëri jetohet më mirë se katër vite më parë.

Ndërkohë që vetëm 10% e tyre janë të mendimit që jetohet më keq, pjesa tjetër rreth 33% është e mendimit se jetohet “në të njëjtën mënyrë”, ndërsa 1 % e të anketuarve shprehet se “nuk e di”.

Nga ana tjerët, vetëm 7% e demokratëve të anketuar janë të mendimit se sot në Shqipëri jetohet më mirë se katër vite më parë.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve nga përkrahësit e PD shprehet në masën e 71 %, se në Shqipëri jetohet më keq se 4 vite më parë.

Ndërkaq, 21 % e tyre shprehet se jetojnë në të “njëjtën mënyrë”, kurse 1 % refuzon të përgjigjet.

LEXO EDHE:

 Gara e 11 majit, dalin rezultatet e sondazhit të parë në News24! 37% e shqiptarëve jetojnë ‘më mirë’ se 4 vite më parë, 28 % jetojnë ‘më keq”! Si ndahen votat mes votuesve të PS dhe PD

Sondazhi i parë për zgjedhjet e 11 majit! Shqiptarët shprehen: 41% e të moshuarve dhe të rinjve janë ‘me keq’ se 4 vite më parë! Çfarë thonë për sipërmarrësit, invalidët dhe emigrantët

A po shkon Shqipëria në drejtimi e duhur apo të gabuar?! Ja përgjigjet e sondazhit të Antonio Notos në News24 – Tabela

Si u ka ndryshuar cilësia e jetesës shqiptarëve në 4 vitet e fundit? “Nottosondaggi” në News24: 70% e votuesve të PD deklarojnë përkeqësim! 64 % e socialistëve janë…

© Panorama.al

Te lidhura