Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme qytetin e Laçit, ku si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën një 40-vjeçar.
Mësohet se viktima është shtetasi Ilir Lika. Ai ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për përcaktimin e motivit që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
© Panorama.al












