VIDEO/ “Rama jep dorëheqjen”– Protesta e 40-të, qytetarët vijojnë marshimin kilometrik në Tiranë: Ju erdhi fundi!

Jul 9, 2026 | 22:27

Qindra qytetarë kanë vijuar edhe këtë mbrëmje, për të 40-tën ditë radhazi, marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe protestues mbajtën fjalime dhe përsëritën kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit, tubimi është zhvendosur në rrugët e kryeqytetit.

Marshimi ka vijuar drejt zonës së 9-katësheve, më pas në Bulevardin “Zogu i Parë”, rrugën “Fortuzi” dhe rrugën e Durrësit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve gjatë kalimit.

Edhe këtë natë, protestuesit kanë shoqëruar ecjen me thirrje të ndryshme, nga ato kundër qeverisë deri te mesazhet për ndryshim politik.

“Rama jep dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Ju erdhi fundi”, “O Erjon, o legen, prit Ramën se po vjen”, kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit.

Protestuesit kanë përsëritur se do të vijojnë tubimet e tyre deri në përmbushjen e kërkesës kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Screenshot 2026-07-09 222615 Screenshot 2026-07-09 222603 marshimi 1

© Panorama.al

Te lidhura