Milionat për Kanye West? Aktivisti: A nuk e turpëron Shqipërinë Belinda Balluku që sipas SPAK rrezikon 36 vite burg dhe ende lëviz e lirë?! Policia të hetojë patronazhistë që na kërcënojnë

Jul 9, 2026 | 21:39

Një protestues ka reaguar gjatë protestës së 40-të para Kryeministrisë ndaj vendimit për financimin e koncertit të Kanye West me 4 milionë euro, ndërsa ka ironizuar qeverinë, e cila pretendon se financimi u bë për të mos turpëruar Shqipërinë.

Ai kritikoi qeverinë duke përmendur hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë, si Belinda Balluku e Arben Ahmetaj, të dy ish-zv.kryeministria, që sipas tij, dëmtojnë imazhin e vendit.

“Po kjo qeveri që ka një ish-zëvendëskryeministre, e cila hetohet nga SPAK, është nën hetim, u kërkua nga drejtësia për vepra të rënda penale dhe para dy ditësh prokurori tha se rrezikon 36 vite burg. A nuk e turpëron kjo Shqipërinë?

Kur kjo ish-zëvendëskryeministre është ende e lirë dhe na fyen inteligjencën kur shëtit e lirë në rrugët tona. A nuk është po kjo qeveri që ka një ish-zëvendëskryeministër që është në arrati, akuzohet për vepra të rënda penale? A nuk e turpëron kjo Shqipërinë?”, tha ai.

Në fund, ai kritikoi edhe kryeministrin Rama i cili shfaqet me atlete dhe jo veshje zyrtare në takime me udhëheqësit e vendeve të botës.

“Po që kemi një kryeministër luksi, që shkon me atlete në takime zyrtare, ku të gjithë burrat e shteteve të tjera janë me veshje zyrtare që u ka hije, a nuk na turpëron kjo Shqipërinë?”, deklaroi ai.

Protestuesi: Kisha një thirrje për drejtorin e Policisë së Shtetit, meqë bëri një thirrje kaq urgjente sot. Ne menduam se do të ishte bërë ndonjë gjë e madhe, se do të thërriste kryeministrin për ta hetuar.

Të nisë njëherë të hetojë ata patronazhistë, të cilët po na kërcënojnë dhe shantazhojnë çdo ditë. Atë të bëjë drejtori i Policisë.

Rama dha 4 milionë euro sikur t’i kishte nga xhepi i vet, po i dorëzon në minutën e fundit për të mos turpëruar Shqipërinë. Çfarë shakaje e hidhur, sa poshtëruese!

Po kjo qeveri që ka një ish-zëvendëskryeministre, e cila hetohet nga SPAK, është nën hetim, u kërkua nga drejtësia për vepra të rënda penale dhe para dy ditësh prokurori tha se rrezikon 36 vite burg. A nuk e turpëron kjo Shqipërinë?

Kur kjo ish-zëvendëskryeministre është ende e lirë dhe na fyen inteligjencën kur shëtit e lirë në rrugët tona. A nuk është po kjo qeveri që ka një ish-zëvendëskryeministër që është në arrati, akuzohet për vepra të rënda penale? A nuk e turpëron kjo Shqipërinë?

Kjo qeveri ka disa deputetë të paaftë, të lidhur me krimin, të padobishëm dhe ne nuk i njohim. Nuk i njohim, paguhen me taksat tona, janë shërbëtorë të partisë. Jo, nuk janë përfaqësuesit e dinjitetit tonë. A nuk janë këta turpi i Shqipërisë?

Po që kemi një qeveri e cila është e delegjitimuar në sytë e çdo shqiptari, por edhe në arenën ndërkombëtare, a nuk e turpëron kjo Shqipërinë?

Po që kemi një kryeministër luksi, që shkon me atlete në takime zyrtare, ku të gjithë burrat e shteteve të tjera janë me veshje zyrtare që u ka hije, a nuk na turpëron kjo Shqipërinë?

© Panorama.al

Te lidhura