Vijoi edhe sot në ditën e 40-të protesta kundër qeverisë Rama.
Aktivisti Arbër Lleshi i bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë të bashkuar, teksa shtoi se PD-ja duhet të mbajë larg duart nga autorësia e protestës.
Sakaq, tha se PS-ja po blen biltetat e koncertit të Kanye West me mln euro, për t’ua ndarë patronazhistëve.
Arbër Lleshi: E majta dhe e djathta s’kanë mbjellë asgjë përveç përçarje. Këta nuk janë as të majtë a të djathtë më. Të majtët shqiptarë i keni në të majtët të këtij sheshi, dhe të djathtët shqiptarë në të djathë të këtij sheshi. Bashkimi do i tregojë Europës dhe botës se ne jemi të ndershëm dhe të dinjitetshëm njëlloj si e gjithë bota. prandaj, PD e cila e mban veten si opozitë ti mbajë larg duart për të marrë autorësinë e kësaj proteste. Kjo protestë është e shqiptarëve.
Ndërsa partia në pushtet që merret me mln euro për të blerë biletat e një këngëtari nazist. Merret duke lujt bixhoz në Stratsburg. Merren me pakënaqësitë e klientëve që shkojnë te Gjergj Luca apo një oligark tjetër. Mediat që shplajnë këtë pisllëk duek quajtur protestuesit korba, do i themi këtu sheshi është i mbushur me shqiponja e ju në qeveri sjeni veçse skiftera. Ajo që nga bashkon është më e madhe se ajo që na ndan. Na bashkon aspirata për liri demokraci. Shqiptarët e kërkuan që në 90 dhe nuk kanë më durim të presin.
© Panorama.al












