Një protestues ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së 40-të para Kryeministrisë, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ka kundërshtuar çdo mundësi për dialog me qeverinë.
“Nuk duhet të ketë marrëveshje me të, nuk duhet të ulet askush me të. Kush do të marrë guximin, në emër të popullit dhe aq më tepër të bëjë marrëveshje me të, do të përballet me zemërimin e popullit. Nuk ka bisedime, vetëm dorëheqje”, tha ai, ndërsa bëri edhe thirrje për arrestmini e Belinda Ballukut.
Më tej, protestuesi ka kritikuar ashpër kryeministrin, duke e cilësuar si “palaço kryeministër, delirant, drogaxhi, paburrë, i pamoralshëm, pisanjos e tradhtar”.
“Ai nuk e meriton dhe nuk ka nderin të ecë krah nesh, aq më pak të na përfaqësojë ne. Ka ardhur koha t’i dalim zot vatanit, familjes. Nuk mund t’ia lëmë duart tona në dorë të tij. Ky piktor dështak nuk duhet lejuar asnjë sekondë t’ia nxijë fytyrën Shqipërisë“, tha ai.
Protestuesi: Para se të filloj, dua të them që për fjalën që flas mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore.
Si fillim, duke parë interesimin e madh që ka policia, partia, sufllaqja, bashkia, për të ditur se kush e organizon protestën, unë kam vendosur të kallëzohem, t’ua heq nga mendja. Protestën e financon dhe organizon një burrë i madh, i cili ka paguar me gjakun e tij dhe të familjes së tij para 500 vitesh. Ai është Gjergji, i biri i Gjonit, Gjergj Kastrioti.
Kalojmë te hallet tona. Kur halli ynë më i madh është ky palaço kryeministër, i cili ditë pas dite po na e merr edhe atë pak fytyrë që na ka mbetur para botës.
Por kryesorja, po na merr shpirtin dhe po na pi gjakun, pa e kuptuar. Ky delirant, drogaxhi dhe i paburrë, i pamoralshëm, pisanjos e tradhtar, që ka 30 vite në pushtet duke u tallur me popullin, kjo është më shumë për fajin tonë.
Si fillim, të atyre që e kanë votuar, por më shumë të atyre që kanë ndenjur në heshtje përballë çdo padrejtësie që i është bërë. Ka ardhur koha t’i themi atë që meriton dhe t’i ndajmë rrugët me të.
Ai nuk e meriton dhe nuk ka nderin të ecë krah nesh, aq më pak të na përfaqësojë ne. Ka ardhur koha t’i dalim zot vatanit, familjes.
Nuk mund t’ia lëmë duart tona në dorë të tij. Ky piktor dështak nuk duhet lejuar asnjë sekondë t’ia nxijë fytyrën Shqipërisë së Gjergjit, Ismail Qemalit, vëllezërve Frashëri, Adem Jasharit, Isa Boletinit dhe shumë e shumë të tjerëve që kanë dhënë jetën për shqiptarinë.
Nuk duhet të ketë marrëveshje me të, nuk duhet të ulet askush me të. Kush do të marrë guximin, në emër të popullit dhe aq më tepër të bëjë marrëveshje me të, do të përballet me zemërimin e popullit. Nuk ka bisedime, vetëm dorëheqje. Arrestoni Ballukun
© Panorama.al











