Protesta për largimin e kryeministrit, qytetari: Përshëndetje Presidentit Trump për qëndrimin e djeshëm përbuzës ndaj Edi Ramës

Jul 9, 2026 | 20:16

Një qytetar ka përshëndetur presidentin amerikan Donald Trump gjatë protestës së 40-të para Kryeministrisë, duke komentuar zhvillimet nga samiti i NATO-s në Ankara.

“Përshëndetje Presidentit Trump për qëndrimin e djeshëm përbuzës ndaj Edi Ramës. Respekt”, deklaroi ai.

Ai përshëndeti edhe shqiptarët që kanë dalë për 40 ditë në protestë dhe shqiptarët e diasporës që kanë mbështetur protestën.

Qytetari: Një përshëndetje për të gjithë ju që keni 40 ditë që vini çdo ditë në këtë bulevard dhe i keni thënë “jo” regjimit 36-vjeçar në Shqipëri.

Përshëndetje mërgatës sonë që nuk e ka harruar atdheun dhe vjen çdo ditë të mbështesë protestën. Përshëndetje Presidentit Trump për qëndrimin e djeshëm përbuzës. Respekt.

© Panorama.al

Te lidhura