Eksperti i IT-së, Gent Progni ka ironizuar konferencën e jashtëzakonshme të Policisë së Shtetit për hetimet mbi vlerësimet online të bizneseve, duke thënë se kishte menduar se bëhej fjalë për arrestime të zyrtarëve, si Belinda Balluku.
“Më çuan një mesazh se drejtori i Policisë ka konferencë të jashtëzakonshme. Thashë shyqyr, u arrestua Balluku, kanë kapur Ergys Agasin. Thashë shyqyr, kanë kapur Ermal Beqirin, kanë kapur Ulsi Manjën, shyqyr, kanë kapur Melinda Karçanajn“, u shpreh ai, ndërsa shtoi se më vonë u zhgënjye kur pa se kryepolici Hita “ishte bërë një patronazhist që ishte merakosur për yjet e Google Review.”
Progni ironizoi deklaratën e kreut të policisë, i cili, sipas tij, nuk e ndau nëse është e dënueshme me një yll apo me dy yje?
“Të paktën të na e thotë, ta dimë se sa review t’ju japim”, tha ai.
Gent Progni: Për herë të parë u ula sot në kompjuter të punoja, sepse e kisha merak këto revieë-t e këtyre hajdutëve që kanë vjedhur taksat tona, bëjnë hotele dhe na shesin edhe mend me hotele luksi.
Po punoja për të bërë ato revieë, 1-2 yje, kaq meritojnë. Më çuan një mesazh se drejtori i Policisë ka konferencë të jashtëzakonshme. Thashë shyqyr, u arrestua Balluku, kanë kapur Ergys Agasin. Thashë shyqyr, kanë kapur Ermal Beqirin, kanë kapur Ulsi Manjën, shyqyr, kanë kapur Melinda Karçanajn.
Por çfarë të shihja? Ishte bërë një patronazhist që ishte merakosur për yjet e Google Revieë. Po një merak kisha kur po dëgjoja, nuk e ndau, është e dënueshme me një yll apo me dy yje? Të paktën të na e thotë, ta dimë se sa revieë t’ju japim.
Kam edhe një sugjerim, një ankesë. I shoh shumë intelektualë që flasin nëpër media, por ne nuk i shohim mediat. I shoh që flasin për kuvende, për takime, por ne nuk i shohim mediat. Hajdeni këtu, në sheshin e burrave, te mikrofoni, t’ju dëgjojë populli. Nuk ju dënon askush.
Nëse doni të na përfaqësoni, hajdeni këtu. Ju besojmë, na dëgjoni dhe ne ju dëgjojmë. Rama n’burg, Berisha n’burg.
© Panorama.al











