Ka përfunduar protesta e 40-të radhazi e mijëra qytetarëve shqiptarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Pas disa orësh qëndrimi para Kryeministrisë dhe marshimit kilometrik në rrugët e Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin përpara selisë së qeverisë, ku kanë mbyllur tubimin e mbrëmjes.
Gjatë gjithë marshimit, qytetarët kanë shoqëruar protestën me thirrje kundër qeverisë, mesazhe për ndryshim dhe kërkesën e tyre të përsëritur: “Rama, jep dorëheqjen!”.
Në fund të tubimit, protestuesit kanë përcjellë mesazhin si çdo ditë, se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, deri në rrëzimin e qeverisë.
“Nesër më shumë!”, ka qenë thirrja me të cilën qytetarët kanë mbyllur protestën e 40-të para Kryeministrisë.
© Panorama.al















