“Refuzo 4 milionë eurot e Edi Ramës!”- Shehaj thirrje Kanye West: Mos u bëj palë me autokratin, janë paratë e popullit më të varfër në Europë! Tërhiqu nga koncerti

Jul 9, 2026 | 22:46

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ka bërë thirrje këngëtarit Kanye West që të heqë dorë nga koncerti në Shqipëri dhe të refuzojë fondin prej 4 milionë eurosh të akorduar nga qeveria shqiptare.

west shehaj

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj iu drejtua drejtpërdrejt artistit, duke i kërkuar të mos pranojë paratë që, sipas tij, vijnë nga taksat e qytetarëve shqiptarë, popullit më të varfër në Europë.

Më tej, Shehaj i bëri thirrje këngëtarit që të mos bëhet palë me Edi Ramën, të cilin e cilësoi autokrat, por të bëjë histori dhe të anulojë koncertin.

“Kanye West, kam një kërkesë për ty! Unë jam lideri i një partie opozitare në Shqipëri.
Refuzo paratë që kryeministri Edi Rama po të jep! Hiq dorë nga koncerti në Shqipëri! Edi Rama të ka dhënë 4 milionë euro.

Janë para që u përkasin popullit më të varfër në Europë. Ti nuk ke nevojë për ato para.
Ti je miliarder. Ti e ndërtove suksesin tënd përmes punës tënde. Mos u bëj palë me Edi

Ramën. Refuzo paratë e këtij autokrati. Do të mbahesh mend! Do të bësh histori!”, deklaron Agron Shehaj në video-mesazhin e tij në rrjetet sociale.

© Panorama.al

Te lidhura