Mijëra vetë u mblodhën dhe sot sië çdo pasdite për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.
Grumbullimi filloi te sheshi Skëndërbej rreth orës 18:00, sakaq marshimi drejt Kryeministrisë vijoi 45 minuta më vonë. Qytetarët në protestë brohoritnin në kor: Rama jepe dorëheqjen! Revolucion! Rama në burg, Berisha në burg!
Qytetarët kishin dhe banerat që nuk mungojnë në çdo protestë: Edi Rama dorëhiqu! Albania is not for sale! Shqipëri e re.
© Panorama.al












