Shtyhet gjyqi për dosjen “Partizani”, ja kur do të zhvillohet seanca e radhës për Berishën

Feb 26, 2025 | 15:25

Seanca paraprake në GJKKO ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, lidhur me dosjen Partizani është shtyrë për më datë 6 mars.

sali berisha3

Burime bëjnë me dije se në seancën që u mbajt sot nuk u mor asnjë vendim.

Sot ishte planifikuar që gjykata të vendoset nëse do të pranonte kërkesën e SPAK, për ta gjykuar çështjen. Por vendimi nuk u mor dhe seanca u shty për më 6 mars.

Noterja Andia Pustina dhe përfaqësuesit e kompanisë së ndërtimit Homeplan do të paraqesin argumentet e tyre.

Në përfundim, gjyqtarja Flojera Davidhi do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes.

 

© Panorama.al

Te lidhura