TIRANE- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka ngushelluar familjen e Rreshterit Agim Mekollari, i cili humbi jetën aksidentalisht dje në mesditë, gjatë kryerjes së operacionit të asgjësimit të municioneve me plasje, në Poligonin e Bigazit në Skrapar.
Permes nje mesazhi ngushellimi, Topi ka kerkuar nisjen e nje hetimi te plote të ngjarjes dhe gjetjen e shkaqeve qe cuan ne ngjarjen tragjike te vdekjes se rreshterit dhe plagosjes se tre punonjsve te tjere te ushtrise.
“Rënia në krye të detyrës e ushtarakut të devotshëm Agim Mekollari është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë e kolegët, për shtetin dhe për të gjithë shtetasit shqiptarë. Vepra heroike e Agim Mekollarit është tregues i sakrificës sublime, që me punën e misionin e përditshëm e të vështirë, dha dhe jetën në mbrojtje të vendit e sigurisë së të gjithëve”- shkruhet ne mesazhin e ngushellimit te Topit.
Ai, me cilësinë e Presidentit të Republikës dhe të Komandantit të Forcave të Armatosura, por edhe si qytetar, ka shprehur mbështjen e stukturave shtetërore e ushtarake që të nisin menjëherë hetimin e plotë të ngjarjes dhe të gjejnë sa më shpejt shkaqet që çuan në humbjen e jetës së një nënoficeri të përkushtuar dhe plagosjen e tre punonjësve të tjerë të ushtrisë shqiptare.
© Panorama.al











