VLORE- Një automjet ka shperthyer ne mes te qytetit te Vlores dhe nje person ka gjetur vdekjen, nderkohe qe 3 te tjere jane te plagosur.
Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Skeles, ku automjeti me targa te huaja, tip opel, ngjyre gri, eshte hedhur ne ere nga nje sasi e madhe eksplozivi, dyshohet edhe bombe, dhe ka shkaktuar panik ne gjithe zonen, qe ne ate kohe ka qene shume e populluar.
Sipas policise, viktima eshte identifikuar si Renato Abazi, rreth 40-vjec, drejtues i mjetit, i cili nuk dihet nese eshte nje person me precedente penale.
Te plagosur kane mbetur Maringlen Dani, Gerti S. dhe Galitano Z. Dani ndodhet ne gjendje te rende, nderkohe qe dy te tjeter jane jashte rrezikut per jeten me plage me te lehta.
Shperthimi ka qene shume i fuqishem dhe prej tij, jane thyer xhamat dhe ka pasur demtime ne ndertesat perreth.
Ne vend mberriten me urgjence forca te zjarrikeses, te cilat nderhyne per disa kohe per shuarjen e flakeve. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e ngjarjes.
© Panorama.al











