Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka reaguar pas lajmit të hidhur për vdekjen e papritur të këngëtarit shqiptar Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare si pasojë e atakut kardiak.
Përmes një postimi në Instagram, Osmani shkruan se lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, është shumë i dhimbshëm.
“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra here.
Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar Shpat”, shkruan Osmani në Instagram.
Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.
© Panorama.al













