Shkumbini/ Rushi: Ndaj vlonjatëve, ‘luftë’ e hapur

Apr 15, 2011 | 11:43

Shkumbini do të përballet sot në fushën e vetë me Flamurtarin, në një sfidë të cilësuar si jetike për vendësit, të cilët kërkojnë pikët e plota për të mbijetuar në Superiore. Vetë kryebashkiaku i Peqinit, Ilir Rrushi, shprehet se Shkumbini është i motivuar për të kërkuar suksesin. “Me fillimin e fazës së tretë i kemi konsideruar të gjitha sfidat si beteja, të cilat duhen fituar, sidomos ato që i zhvillojmë në fushën tonë. Edhe përballja e sotme me Flamurtarin është mjaft e rëndësishme, për vetë ecurinë dhe objektivat që ka tashmë Shkumbini. Ne duam që të ruajmë pozicionin aktual, duke iu shmangur zonës së ftohtë të klasifikimit. Ndeshja me vlonjatët duhet fituar me çdo kusht, por e dimë mirë se do të jetë e vështirë. Avantazhi ynë në këtë përballje është se do të luajmë në fushën tonë dhe përballë tifozërisë. Në këtë mënyrë, ekipi do të jetë i karikuar për të dhënë shpirtin në fushë”, ka përfunduar kryebashkiaku peqinas.

© Panorama.al

Te lidhura