SHKODËR- Një 18- vjeçar gjeti vdekjen ndërsa katër persona të tjerë u plagosën pas një aksidenti në aksin Golem – Stom Golem në komunën Rrethina në qytetin e Shkodrës. Viktima është identifikuar si Tom Pjolli nga Shkodra.
Kanë mbetur të plagosur, shtetasi Gjokë Pepaj, 18 vjeç për të cilin mësohet se ishte drejtuesi i automjetit tip BMW, me targa SH 43 95 D, Armando dhe Anton Gjergji, vëllezër, përkatësisht 20 dhe 19 vjeç, si dhe Gjokë Pjolli, 19 vjeç.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit, duke berë që të dalë nga rruga dhe të përplaset me një shtyllë tensioni në anë të rrugës.
Katër të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.
© Panorama.al











