Mark Andre Ter Shtegen është pranë kalimit te Zhirona. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja, për kapitenin e Barcelonës.

Portieri nuk është në llogaritë e trajnerit Flik, për këtë 33-vjeçari me shumë gjasa do të lëvizë. Dy klubet e kampionatit spanjoll po ashtu kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre.
Vetë dëshira e Ter Shtegen më parë ishte vetëm qëndrimi te Barcelona. Problem është Botërori 2026 ku për të qenë alternativë kryesore e Gjermanisë duhet të ketë minuta në këmbë.
Kontrata e Ter Shtegen përfundon në vitin 2028. Për këtë Barcelona nuk do e largonte pa përfituar diçka.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











