TIRANË- Një sërë suksesesh dhe arritjesh pozitive krahasur me vite më parë, por ende shumë pune, për ta cuar shëndetësinë në nivelin e duhur. Sipas kreut të qeverisë, Sali Berisha arritjet në shëndetësi gjatë viteve të fundit janë të dukshme, por vendi nuk është aty ku duhet, pasi menaxhimi është ende i dobët. Duke folur gjatë një takimi të përbashkët për shëndetësinë, në prani të ministrit, ambasadorit të SHBA-së dhe përfaqësuesve të UDAID, Berisha ka cilësuar kusht për suskesin, menaxhimin dhe projekti në fjalë do të jetë ndihmë për të zhvilluar më tej sektorin.
“Nuk jemi akoma aty ku duhet, sepse ne kemi mjekë shumë të aftë, klinika të pajisuara dhe mund të pajisim me cdo gjë, kemi mbështetje, por nuk kemi zhvilluar aftësitë menaxheriale, nuk ka sukses të vërtetë pa menaxhim. Në këtë sistem, kusht vendimtar për suksesin ka menaxhimin. Hapësira menaxheriale, nuk ka arritur në përmasat dhe dimensionet që duhet të jetë, duhet ta zhvillojmë me shpejtësi”- tha Berisha.
Duke falenderuar ministin dhe gjithë ekipin shëndetësor në vend për punën, Berisha ka kujtuar se sot shumë tregues janë lavdërues, që nga ulja e vdekshmërisë foshnjore dhe amëtare, deri te gara e vërtetë mes sektorit publik dhe atij privat.











