“SHBA dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës” – Ambasada amerikane ndan mesazhin e Marco Rubios në Konferencës e Mynihut: Duam një aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes! Frika e vetme…

Feb 14, 2026 | 18:15

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjete sociale mesazhi që përcolli Sekretari i Shtetit, Marco Rubio në Konferencën e Sigurisë në Mynih, i cili theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa, i përkasin njëra-tjetrës.

marco rubio

Në mesazhin e tij, Rubio theksoi gjithashtu se synimi është që të krijohet një aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes.

Sipas Rubios, e vetmja frikë është frika nga turpi që mund të përjetojnë nëse s’i bëjnë kombet krenare dhe më të forta.

“Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë.

Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë.” – Sekretari i Shtetit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.”, është mesazhi që ka ndarë ambasada e SHBA.

LEXO EDHE: Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rubio: Fati i SHBA-së dhe Evropës është i përbashkët! Amerika ka marrë përsipër detyrën e ndërtimit të një bote të re.

 

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA
Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA

© Panorama.al

Te lidhura