Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës hyn sot në ditën e saj të 48-të.
Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të vijuar drejt Kryeministrisë, ku mbajnë fjalimet që reflektojnë keqqeverisjen, korrupsionit dhe probleme të tjera ekonomike dhe sociale.
Ata ritheksojnë se kërkesa e tyre kryesore, dorëheqja e kryeministrit, mbetet e panegociueshme dhe nuk do të ndalen.
Organizatorët këmbëngulin se protesta do të vijojë çdo ditë derisa kryeministri të japë dorëheqjen, ndërsa ftojnë qytetarët që t’i bashkohen kësaj revolte që ka marrë vëmendje ndërkombëtare.
© Panorama.al












