Tymi i dendur nga qindra zjarre në Kanada mbuloi një sipërfaqe të gjerë në disa shtete të SHBA-së, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërime për qytetarët që të qëndrojnë brenda sa më shumë të jetë e mundur.
Detroiti të enjten regjistroi cilësinë më të keqe të ajrit nga çdo qytet në botë, sipas kompanisë së monitorimit IQAir. Indeksi i ndotjes arriti në 600, dyfishi i nivelit që Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) e klasifikon si “të rrezikshëm”.
Canadian wildfire smoke is moving into Metro Detroit, worsening air quality and hiding the downtown Detroit skyline. pic.twitter.com/1TAk1PW5tm
— Metro Detroit News (@metrodetroitn) July 16, 2026
Alarme për cilësinë e ajrit të rrezikshme janë lëshuar në qytete, duke përfshirë Çikagon dhe Grand Rapids në Michigan, Pittsburgh në Pensilvani dhe Toledo në Ohajo, sipas programit të Indeksit të Cilësisë së Ajrit në SHBA. Shumë aktivitete në natyrë u anuluan të enjten, duke përfshirë edhe eventet për kampet verore të fëmijëve, dhe plazhet përgjatë liqeneve të njohura u mbyllën.
NEW: NYC issues a Code Red air quality alert as smoke blankets the region; breathing the air is equivalent to smoking 10 cigarettes. pic.twitter.com/8Sn9kmzD96
— Scope Report (@ScopeReport_) July 16, 2026
Sipas Sistemit Kanadez të Informacionit për Zjarret në Natyrë, aktualisht në Kanada ka 858 zjarre aktive, përfshirë 30 zjarre të reja që shpërthyen të enjten. Shumica dërrmuese e tyre kanë dalë jashtë kontrollit.
“Jemi në një situatë shumë të rëndë shëndetësore tani”, tha guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, në një njoftim të enjten. Ajo vuri në dukje se tymi i dendur po “mbulon” pjesën më të madhe të shtetit, duke e bërë “shumë të pashëndetshme të qëndrosh jashtë” në shumë zona.
Ligjvënësit republikanë në shtetin e Miçiganit i kanë shkruar një letër të hapur kryeministrit kanadez Mark Carney, duke kërkuar menaxhim më të mirë të zjarreve në vend, duke shprehur zhgënjim për të tretin vit radhazi.
© Panorama.al












