Shalke shkurorëzon Interin, Reali gati për Barcelonën

Apr 14, 2011 | 10:42

Reali i Madridit dhe Shalke 04 kanë marrë nga një tjetër fitore në sfidat e kthimit në çerekfinalet e Ligës së kampioneve. Kështu, mbrëmja e djeshme nuk ka qenë ajo e surprizave. Gjermanët kanë mundur në “Gelsenkirshten” kampionët në fuqi të Europës me rezultatin 2-1. Ndërsa galaktikët kanë thyer në “White Hart Lane”, vendësit e Totenhemit me rezultatin 0-1. Në sfidën Shalke-Inter, ka qenë sulmuesi Raul Gonzales që ka shënuar i pari ndaj zikalërve. Lojtari ka shfrytëzuar një kundërsulm të shpejtë të vendësve dhe i vetëm përballë Julio Cezarit ka realizuar në minutën e 45-të të takimit. Me fillimin e pjesës së dytë, interistët bëhen më kërkues. Pas një situate ‘rrëmuje’, Tiago Mota realizon golin e barazimit. Për të vulosur rezultatin është Houedes, i cili çon shifrat në 2-1 në minutën e 81’të. I gjithë stadiumi “Gelsenkirshten” është në festë për këtë kualifikim historik. Ndërsa Reali i Madridit ka menaxhuar mirë ndeshjen në sfidën ndaj Totenhemit. Goditjen përfundimtare anglezëve ia ka dhënë Kristiano Ronaldo, i cili ka realizuar golin e vetëm të takimit në minutën e 50′ të ndeshjes.

Champions

Çerekfinalet
E martë
Mançester J – Çelsi    2-1
Shakhtjor – Barcelona    0-1
Dje
Shalke – Inter    2-1
Totenhem – R.Madrid    0-1
Gjysmëfinalet
(26 prill/ 3 maj)
Shalke – Mançester J.
(26 prill/ 3 maj)
Real Madrid – Barcelona

© Panorama.al

Te lidhura