Seria A, fiton Katania e Napoli, humb Udineze

Apr 4, 2011 | 13:42

Napoli ka kthyer në favorin e tij një ndeshje që kishte shkuar në drejtim të kundërt. Lacio pati shënuar dy herë para se të barazohej nga napolitanët. Por golat s’mbaronin këtu dhe deri në vërshëllimën e fundit kjo ndeshje dhuroi plot 7 të tillë, katër nga të cilët mbanin firmën e napolitanëve. Katër gola shënoi edhe Katania në derbin ndaj Palermos, ndërsa Leçe ka bërë surprizën, duke mundur Udinezen 2-0. Një fitore të bukur në transfertë ka shënuar Bari i vendit të fundit ndaj Parmës, 2-1, ndërsa Kaljari ka fituar 1-0 në fushën e Xhenovas. Barazim 2-2 në Çezena-Fiorentina dhe 0-0 në Kievo-Sampdoria.

© Panorama.al

Te lidhura