Sekretet britanike, gabimisht on-line

Apr 18, 2011 | 11:10

Ministri britanik i Mbrojtjes, ka pranuar publikisht se për shkak të një gabimi kanë përfunduar në internet informacione sekrete  mbi teknologjitë e reja për reaktorët, të destinuara për nëndetëset nukleare. Për një gabim teknik, disa pjesë të koduara të një dokumenti të Ministrisë mund të kopjoheshin pa problem nga kushdo. Dokumenti është tërhequr kur është kuptuar gabimi dhe tani nuk mund të ketë akses në asnjë informacion. Ai ishte përgatitur nga kreu i sigurisë nukleare në Mbrojtjen britanike, Andrju Mekferlein, dhe komentonte opsione të mundshme mbi reaktorë të gjeneratës së ardhshme për nëndetëse ushtarake me energji atomike. Dokumenti tregonte se si gjenerata aktuale e këtyre reaktorëve ishte “shumë e cenueshme” nga incidente të rënda. Këto elemente informative, sipas ish-ushtarakut të lartë britanik,  Patrik Merser, janë “tmerrësisht shumë interesante” për armiqtë e Mbretërisë së Bashkuar dhe publikimi i tyre mund të rezultonte “me potencial katastrofik”.

© Panorama.al

Te lidhura