Samiti Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ministrja Spiropali takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani

Nov 13, 2025 | 11:36

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama.
elisa spiropali antonio tajani

Gjatë ditës, Spiropali do të zhvillojë edhe një takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani.

Ky samit ndërqeveritar përfaqëson një moment të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha kyçe si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe për përgatitjen e projekteve të përbashkëta për avancimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Itali.

Ministrja Spiropali do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh përballë sfidave globale të sigurisë dhe do të rikonfirmojë përkushtimin e Shqipërisë për të avancuar bashkëpunimin me Italinë në fushat prioritare të partneritetit strategjik.

Gjatë takimit të sotëm, Ministrja Spiropali do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Bashkëpunimin në Sigurinë Kibernetike me homologun Antonio Tajani.

© Panorama.al

Te lidhura